Personi i ndaluar nga policia në Suharekë arratiset gjatë trajtimit mjekësor
Një person i ndaluar nga Policia është arratisur gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë.
Policia ka bërë me dije se personi në fjalë është larguar në drejtim të panjohur gjatë ditës së djeshme.
Në lidhje me rastin kanë nisur hetimet.
“ARRATISJE E PERSONIT TË PRIVUAR NGA LIRIA Suharekë / 20.07.2026 – 11:37. Është raportuar se një mashkull kosovar i cili ka qenë i ndaluar në Qendrën e Mbajtjes në Suharekë, ishte dërguar për trajtim mjekësor dhe gjatë marrjes së trajtimit ishte larguar në drejtim të panjohur. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftim.