Persona të panjohur i vjedhin veturën një burri në Shtime
Një burrë në Shtime ka raportuar se i është vjedhur vetura e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ai ka thënë se persona të panjohur kanë vjedhur veturën e tij, e cila ishte me targa lokale.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar.
"Rr. Tahir Sinani, Shtime 19.12.2022, 14-23:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij me targa lokale. Rasti nën hetime", shkruan në raportin e policisë.
