përshëndet rezolutën e parlamentit shqiptar: E vërteta nuk mund të mohohet - NACIONALE

përshëndet rezolutën e parlamentit shqiptar: E vërteta nuk mund të mohohet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka përshëndetur rezolutën e miratuar nga Parlamenti shqiptar, në lidhje me akuzat e Dick Martit.

“Kjo rezolutë mbetet një akt politik, por tregon vullnetin e Shqipërisë për të mbrojtur pacenueshmërinë e luftës së popullit të Kosovës për liri e pavarësi, e cila luftë është unike në botë për mënyrën se si është organizuar dhe si e ka siguruar mbështetjen e NATO-s”, ka shkruar Hoti, në postimin e tij në Facebook.

Kujtojmë se dje Parlamenti shqiptar, në një formë të unifikuar ka votuar një rezolutë kundër akuzave të Dick Martit duke ftuar qartësimin e pretendimeve të ngritura nga Marti.

Postimin e plotë mund ta gjeni më poshtë:

Lajme të ngjashme