Përpos Italisë, Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet edhe me Armeninë
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), njofton se përpos ndeshjes ndaj Italisë, do ta zhvillojnë edhe miqësoren ndaj Armenisë.
"Kuq e Zinjtë" do të përballen me Italinë më 16 nëntor, derisa tre ditë më vona do ta mirëpresin edhe Armeninë.
"Pas asaj me Italinë më 16 nëntor, Shqipëria do të luajë një tjetër miqësore muajin e ardhshëm, po në stadiumin “Air Albania” të Tiranës. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Armeninë miqësoren e dytë, që do të zhvillohet në kryeqytet më datë 19 nëntor", shkruhet në komunikatën e FSHF-së.
𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲𝗿𝗶🇦🇱 🆚️ 𝗔𝗿𝗺𝗲𝗻𝗶🇦🇲
— FSHF (@FSHForg) October 20, 2022
Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar miqësoren e rradhës për muajin nëntor. 3️⃣ ditë pas miqësores në Air Albania, 🔴⚫️ do të luajnë ndaj Armenisë.
1️⃣9️⃣ nëntor 2022
📍Air Albania Stadium
📰 i plotë 👉 https://t.co/BCR50lLadQ pic.twitter.com/7j8oRqPZtZ