Përplasje në Kuvendin e Malit të Zi, Abazoviq paralajmëron zbulimin e fakteve për krimin e organizuar
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka debatuar ashpër me deputetës e partisë së presidentit Milo Gjukanoviq.
Abazoviq ka pretenduar se ka fakte për krimin e organizuar dhe drogën që sipas tij, po duan t’ia ndalin punën.
“Sot do të prezantojë fakte se si krimi i organizuar, narko kartelet dhe kontranbandistët e cigareve komandojnë me shtetin tash e 30 vjet. Prapa kësaj iniciative (për rrëzimin e qeverisë), qëndron nevoja që Mali i Zi të ndalet në rrugën e transformimit në mënyrë që struktura të caktuara të kthejnë pozicionet financiare që u kanë dalë nga duart ose janë në rrugë për t’iu ikur nga duart. Rreth kësaj do të shpalos emra dhe mbiemra” ka thënë Abazoviq.
Ndryshe, deputetët e pushteti po pretendojnë se opozita nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për rrëzimin e kryeministrit malazez.