Përplasja e Presidencës dhe Qeverisë në rrjete sociale, avokati i reagon Muratit: Nuk ka hijeshi, s`ka ndjenjë shteti - NACIONALE

Përplasja e Presidencës dhe Qeverisë në rrjete sociale, avokati i reagon Muratit: Nuk ka hijeshi, s`ka ndjenjë shteti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Avokati Arianit Koci i ka reaguar ministrit në detyrë të Ekonomisë, Hekuran Murati, i cili dje i është përgjigjur në rrjete sociale presidentes Vjosa Osmani në lidhje me çështjen e taksës ndaj produkteve amerikane.

Ai ka fajësuar Presidencën dhe Qeverinë për komunikimet në rrjetet sociale.

Duke komentuar në statusin e Muratit, avokati Koci ka vlerësuar se kjo mënyrë e komunikimit është shqetësuese.

Sipas tij, Presidenca dhe Qeveria duhet të bëhen serioze.

“Për ne, qytetarët e zakonshëm, kjo mënyrë komunikimi është shqetësuese – kushdo qoftë që ka faj. Nuk mund të pranohet që komunikimi mes Presidentes dhe ministrit më të rëndësishëm në Qeveri të ndodhë publikisht, në kohë reale, përmes rrjeteve sociale. Nuk ka hijeshi. Nuk ka peshë. Nuk ka ndjenjë shteti. Ju lutem, komunikoni përmes kanaleve zyrtare, apo takohuni.”, ka komentuar Koci.

Lajme të ngjashme