Përplasja e Kosovës me aleatët, Haziri: Presidentja Osmani është bërë zjarrfikësve politike - NACIONALE

Përplasja e Kosovës me aleatët, Haziri: Presidentja Osmani është bërë zjarrfikësve politike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar punën e deritashme të presidentes Vjosa Osmani.

Ai ka bërë me dije se shefja e shtetit e ka marrë rolin e zjarrfikëses politike.

Në emisionin “Debat Plus” të RTDukagjini, ai ka thënë se në situatën aktuale Presidenca është i vetmi komunikim e aleatëve me Kosovën.

“Tani është bërë zjarrfikëse politike, sepse ajo krejt këto kriza të vogla, tani natyrisht partnerët se lënë Kosovën vetë. Po e shfrytëzojnë të vetmen mundësi me komuniku me institucionet tona”, ka deklaruar Haziri.

Edhe një herë ai ka treguar se pse LDK-ja e kishte votuar Osmanin për presidente të vendit.

“LDK e ka votu atë si presidente me një siguri që e kemi kërku. Kemi mundur të bëjmë kërkesa politike. E vetmja kërkesë ka qenë ta zbatojë Kushtetutën, ta garantojë dialogun politik, social… Presidentja na pat ardhë me një program edhe për ekonomi të gjelbër e ambient që ka me stimulu, përveç studimit të ligjit. Ne i kemi thënë a na garanton që je përfaqësuese kushtetuese e republikës”, ka thënë Haziri.

Lajme të ngjashme