Përplasen Bekë Berisha dhe Ilir Ferati: Të njëjtën çorbë ke me e pas sa herë që të vish në Istog - NACIONALE

Përplasen Bekë Berisha dhe Ilir Ferati: Të njëjtën çorbë ke me e pas sa herë që të vish në Istog

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, i cili në zgjedhjet e fundit komunal kishte kandiduar edhe për kryetar të Komunës së Istogut, ka reaguar pas vizitës që Kryeministrit, Albin Kurti, e ka realizuar, po në këtë komunë, ku është takuar edhe me kryetarin Ilir Feratin.

Berisha përmes një fotografi që e ka shpërndarë ku shihen Kurti dhe Ferati ka shkruar ‘makarreca kryne ndonjë punë të hajrit’.

Bashkëpunim i madh për me e lanë Istogun e qetë dhe peng të mashtruesve. Makarreca kryne ndonjë punë të hajri”, ka shkruar Berisha.

Kjo ka bërë që Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, të reagon ndaj postimit të Bekë Berishës.

Ferati në Facebook ka shkruar se ai (Bekë Berisha) i cili iku natën nga Istogu pas humbjes së 14 nëntorit 2021, paska dalë sot me na mësu qysh duhet të punohet.

Ai i cili iku natën nga Istogu pas humbjes së thellë që e mori me 14 nëntor 2021 nga qytetarët e Istogut, paska dalë sot me na mësu se qysh duhet të punohet. Thotë një fjalë popullore, “rri para kijeve tu,” se zgjedhjet e tjera vijnë shpejt e të njëjtën çorbë ke me e pas sa herë që të vish në Istog”, ka shkruar Ferati.

Lajme të ngjashme