Përparim Rama: Testi i sotëm tregon cilat pikat krijojnë probleme në komunikacion
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka arsyetuar testimin e sotëm të rrugës njëkahëëshe në Prishtinë.
Ai ka thënë se sot do të kuptojnë më mirë, se cilat pika janë problematike në trafik.
“Kjo na tregon pikat e ndryshme ku janë pika që krijojnë probleme, pika që duhet të ndryshohen, me u transformuar për të krijuar një komunikim më të lirshëm për kryeqytetin, për këtë arsye normal që është dashur të testohet edhe gjatë javës. Gjatë ditës së sotme, e premtja që shumë herë është me e ngarkuara për ta shikuar ku kemi pasur probleme më të shumta, sot kemi informata të shumta prej të gjitha pikave të kryeqytetit, jemi duke “incinzuar” edhe me dron, kemi edhe ekipe në terren duke marrë informata se si po ecë trafiku dhe ku janë problemet”, u shpreh Rama.
“Ne duhet të bëjmë testimet përveç atyre që i kemi bërë në aspektin e kompjuterëve duhet të bëhen edhe në terren sepse kemi një numër të madh me ditur dhe nga ku po vjen trafiku, sot kemi informata të sakta se ku janë problemet prej nga po krijohen problemet në mënyrë që të kemi këtë informatë për përmirësimin e gjendjes në trafik. Kemi paralelisht dhe projekte që i kemi dhe janë më se të nevojshme të rrugës A, rruga B e ndërlidhur me rrugën A, po ashtu edhe unazës së mesme që janë pjesë të procesit për transformim të kryeqytetit…Ekipet janë në terren normal që do të vijmë me një raport final në fund të eksperimentimit”, shtoi kryetari i Prishtinës.
“Zakonisht filloj në ora shtatë, kështu që për mua nuk ishte problem por po e shoh që nga ora tetë kur i kemi të gjitha qytetarët që shkojnë në punë apo i dërgojnë fëmijët nëpër shkolla, është ajo kohë që ka shkaktuar tollovinë më të madhe. Kur erdha këtu vetëm desha ta provoj në orën 10 ishte liruar, mirëpo janë dy pika kyçe atje te lidhja me Santen, e cila është problematike për arsye që ndërlidhet trafiku njëkahor dhe dykahor edhe janë pikat tjera që tashmë jemi në analizë e sipër për të parë se ku po shkaktohet problemi me trafiku”, përfundoi Përparim Rama.