Përparim Rama përkrahë marshin për drejtësi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së - NACIONALE

Përparim Rama përkrahë marshin për drejtësi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i Prishtinës, Përpraim Rama ka mbështetur marshin për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë.

Rama përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të marshojmë me besimin e thellë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë e lindur nga populli.

Me besimin e thellë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë e lindur nga populli, marshojmë edhe që t'i rikujtojmë publikut vendas dhe atij ndërkombëtar se shumica dërrmuese e krimeve çnjerëzore të kryera gjatë kohës së luftës nga aparaturat shtetëtore e paramilitare të Serbisë mbi popullsinë civile të Kosovës mbeten të pandëshkuara, e rrjedhimisht përqindja më e madhe e kryesve të atyre krimeve padrejtësisht të lirë. Prandaj, nesër #MarshojmëPërDrejtësi për viktimat e luftës!” – ka shkruar Rama.

Nëser në ora 14:00 në Prishtinë do të mbahet marshi për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë të organizuar nga organizatorët e ‘Liria ka Emër’.

Lajme të ngjashme