Përparim Rama e nderon ish-ministrin Mehaj me “Çelësin e Qytetit” - NACIONALE

Përparim Rama e nderon ish-ministrin Mehaj me “Çelësin e Qytetit”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ia ka dhuruar “Çelësin e Qytetit” ish-ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili dha dorëheqje nga pozita e ministrit ditë më parë.

Rama ka falënderuar Mehajn duke thënë se shpreson që të vazhdojnë bashkëpunimet.

Me këtë çelës shpresoj se do të vazhdojnë bashkëpunimet edhe në nivelet tjera, me siguri që dashnia e madhe për vendin është përtej aspekti ministror...” – ka thënë ndër të tjera Rama gjatë dhurimit të “Çelësin e Qytetit”.

Kujtojmë se Mehaj ka dhënë dorëheqje javën e kaluara për arsye se bashkëshortja e tij është “diagnostifikuar më një sëmundje të rrallë” dhe i nevojitet kujdes në Norvegji.

Lajme të ngjashme