“Përpara, për t’u bërë parti parlamentare”: PSD mban kuvendin zgjedhor
Partia Socialdemokrate ka mbajtur Kuvendin Zgjedhior, ndërsa kryetari i saj Dardan Molliqaj, u është drejtuar me fjalim të pranishmëve rreth asaj se çka, sipas tij, do të shpalohet gjatë vitit: “autonomia e serbëve në Kosovë” në bazë të asaj që Qeveria e Kosovës ka pranuar në negociatat me Serbinë, gjë që, PSD “do ta kundështojë”. Veç kësaj, PSD synon të bëhet “parti parlamentare” në zgjedhjet e ardhshme në nivel vendi, ka shpjeguar Molliqaj.
“Ky vit do të nis instalimin e autonomisë për serbët në Kosovë. Duke besuar thellësisht që kjo do të çojë vendin në ndarje edhe më të thellë dhe shoqërinë edhe më shumë në konflikt, është detyrë e jona të punojmë me qytetarët për ta kundërshtuar një projekt të tillë”, ka thënë Molliqaj.
“Beteja e radhës për PSD është strukturimi dhe shtrija në qytete dhe fshatra. Prandaj ftoj secilin që të bashkohet në punë me ne për këtë qëllim. Por mos të harrojmë sfidën tonë që kemi përpara për ta bërë partinë tone parlamentare”, ka thënë mes tjerash ai.