Përmbytet varka në Bahamas, vdesin 16 emigrantë nga Haiti
Një varkë me emigrantë nga Haiti është përmbysur në brigjet e Bahamas, duke lënë të vrarë 16 persona.
Ndërsa, sipas ministrit të imigracionit Keith Bell, 21 emigrantë të tjerë, përfshirë 17 burra dhe katër gra, janë shpëtuar afërsisht shtatë milje nga ishulli i Neë Providence.
“Ne vajtojmë jetët e humbura të atyre që kërkojnë një mënyrë më të mirë jetese,” është shprehur Bell për Reuters.
Incidente të tilla tragjike janë bërë gjithnjë e më të zakonshme mes një vale në rritje të migrimit detar në ShBA. Ku, Bahamas është një rrugë e shpeshtë tranziti për migrantët nga Haiti që kërkojnë të arrijnë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ikin nga varfëria dhe dhuna në rritje e bandave.