Përlotja e Buzhalës për gjyshen dhe gjyshin e djegur nga forcat serbe, Fevziu: Një dëshmi rrëqethëse - NACIONALE

Përlotja e Buzhalës për gjyshen dhe gjyshin e djegur nga forcat serbe, Fevziu: Një dëshmi rrëqethëse

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar videon e gazetarit Berat Buzhali, i cili mbrëmë në emisionin "Opinion" është përlotur teksa ka rrëfyer se si gjatë luftës gjyshen dhe gjyshin forcat serbe i kanë djegur të gjallë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Fevziu ka shkruar se ky rrëfim është rrëqethës.

Sipas tij, është vështirë të gjesh një njeri në Kosovë që të mos ketë një histori të ngjashme.

“Kjo eshte nje deshmi e bere live ne Opinion. Nje deshmi ngjethese dhe prekese. Por nje e vertete per ata qe e kane harruar luften e Kosoves; per ata qe nuk e kane jetuar ate; per ata qe nuk e dine si ka qene ajo kohe dhe per ata qe per interesa politike bejne sikur e kane harruar. Veshtire te gjesh nje njeri ne Kosove qe mos kete nje histori te ngjashme”, ka shkruar ai.

Gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan, Buxhala ka rrëfyer historinë e vdekjes së gjyshërve të tij.

Ai ka thënë se ata janë djegur të gjallë në shtëpi forcat serbe.

Duke përmendur emrat e tyre, Buzhala nuk ka mundur t`i mbaj lotët.

“Ata deshën që të qëndronin në shtëpinë e tyre. Kur jemi kthyer në shtëpi kemi gjetur vetëm eshtrat, copa të eshtrave kemi gjetur aty dhe dihet organizimi i Policisë dhe ushtrisë serbe. Ne gjithë këtë çmim po e paguajmë sepse e kemi fituar lirinë, e kemi kuptuar sepse kemi qenë nën robëri, mirëpo liria duhej të ishte e drejtë universale. Sa herë duhet t’i themi “faleminderit” bashkësisë ndërkombëtare që na e ka hequr shpatën nga koka. 1 milionë shqiptarë kanë ikur nga Kosova, nuk kanë dalë nga shtëpia me dëshirë. Unë kam ikur, ne familja jonë kemi ikur në Shqipëria, në Maqedonia, nëpër botë”, ka thënë Buzhala.

Lajme të ngjashme