Përleshje në Prishtinë, një person lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një person ka mbetur i lënduar nga një mjet i mprehtë, pas një përleshje në rrugën “Anton Çetta” në Prishtinë.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
I lënduari ka marrë trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 19:30, në rrugën “Anton Çeta” në Prishtinë, disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Sipas informatave fillestare, një person dyshohet se është lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa në koordinim me Prokurorin e Shtetit po zhvillohen procedurat e mëtejme hetimore”, ka thënë Pllana.