Përleshje mes portestuesve pro Gazës e pro Izraelit në ShBA, kërcasin “shipkat” kokës - NACIONALE

Përleshje mes portestuesve pro Gazës e pro Izraelit në ShBA, kërcasin “shipkat” kokës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dhuna shpërtheu të mërkurën në kampusin e Universitetit të Kalifornisë në Los Angeles të ShBA-së mes protestuesve pro-palestinezë dhe një grupi të kundërprorestuesve, sipas një mbulimi të drejtpërdrejtë nga një televizion amerikan.

Gazeta e studentëve të këtij universiteti, “Daily Bruin”, tha se përkrahësit e Izraelit ishin përpjekur që të çmontonin një kamp të protestës pro-palestineze në kamp, përcjell agjencia “Reuters”.

Policia po i përgjigjej kërkesës së rektorit Gene Block për mbështetje, tha një zyrtar amerikan.

Në pamje të incizuara nga ajri nga televizioni KABC shihen njerëz duke tundur shkopinj për t’i sulmuar shtresat e drunjta që po mbaheshin si barrikadë e improvizuar për t’i mbrojtur protestuesit palestinezë.

Të martën vonë, policia në Nju-Jork arrestoi dhjetëra protestues pro-palestinezë që ishin ngujuar në një ndërtesë të Universitetit të Kolumbias.

Lajme të ngjashme