Përleshje mes disa personave në Obiliq: Një bëhet për spital, katër të tjerë arrestohen
Një person është dërguar në QKUK si pasojë e një rrahje që ndodhi në Obiliq.
Katër presona janë arrestuar si të dyshuar.
Njoftimi:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
· Obiliq / 26.05.2024 – 16:40. Është raportuar për një rrahje me mjete të forta në mes të disa personave. Si pasojë e rrahjes një person mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa katër të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.