Përleshje masive në “Emshir” të Prishtinës: Tre të lënduar, gjashtë të arrestuar - NACIONALE

Përleshje masive në “Emshir” të Prishtinës: Tre të lënduar, gjashtë të arrestuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një përleshje masive ka ndodhur në lagjen Emshir të Prishtinës.

Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se tre persona janë lënduar, e gjashtë janë të arrestuar.

“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në lagjen Emshir në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Bazuar në të dhënat e deritanishme 3 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor. Nga njësitet policore në stacion janë shoqëruar gjashtë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në përleshje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, ka thënë Flora Ahmeti.

Lajme të ngjashme