përkujton të rënët e tentim-puçit në Turqi: Ishte një natë e ankthshme për demokracinë
Kryeministri Kurti, ka marrë pjesë në organizimin përkujtues të grusht-shtetit në Turqi, të organizuar nga ambasada e Turqisë në Kosovë.
“Nata e 15 dhe 16 korrikut 2015 ishte një ngjarje e rëndë për Turqinë, por edhe një natë e ankthshme për demokracinë kudo në botë. Para syve tanë po tentohej që pushteti të rrëmbehej me forcën e armëve përfaqësuesve të zgjedhur të popullit turk. Populli u ngritë në mbrojtje të demokracisë, miliona qytetarë mbushën sheshet, ata me trupat e tyre formuan barrikada kundrejt tankeve dhe në fund fituan”, pohoi Kurti, në fjalimin e tij në organizimin përkujtues të ambasadës turke.
Më tutje, Kurti theksoi rolin e unifikimit të partive politike turke përballë kësaj ngjarje – duke bërë të mundur fitoren e parlamentarizmit përballë kësaj sfide.
“Gjithashtu partitë parlamentare njëzëri dënuan aventurën e grushtit të shtetit dhe qëndruan së bashku në mbrojtje të sovranitetit popullor dhe të parlamentarizmit. Demokracia turke e përballojë me sukses një sfidë të rëndë dhe para aktit vetë-flijues të të rënëve dhe të plagosurve, përkulemi me respekt” vazhdoi Kurti fjalën e tij.