Përkrahësi i VV-së shpërndan një foto të Kurti e Konjufcës duke pirë kafe: Sa shumë qytetari - NACIONALE

Përkrahësi i VV-së shpërndan një foto të Kurti e Konjufcës duke pirë kafe: Sa shumë qytetari

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Valon Dobratiqi, një qytetar përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, ka postuar një fotografi të Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, i cili shihet nën shoqërimin e kryekuvendarit Glauk Konjufca.

Dy figurat qëndrore të LVV-së shihen teksa bisedojnë, duke pirë kafe.

Dobratiqi, që sipas profilit të tij në Facebook është përkrahes i Kurtit, ka thënë se ajo që bie në sy është që ujo i çeshmes tavolinë.

Dicka qe bie ne sy dhe eshte shume qytetari, eshte uji i çeshmes ne tavoline. Nuk e kemi shishen e ujit Pana 3€ nje shishe 0.75”, shkroi mbi fotografinë Dobratiqi.

Kujtojmë që me një vendim të Qeverisë Kurti, kafiteritë obligohen të shërbejnë ujë rubineti për klientët.

Dobratiqi në vazhdimësi ka shkruar statuse mbështetëse ndaj Qeverisë Kurti, duke kritikuar shpesh Rrahman Jasharajn, kryetar i SBAShK-ut e liderët opozitarë.

Lajme të ngjashme