Përkeqësohet shëndeti i Mbretëreshës Elizabeth II - NACIONALE

Përkeqësohet shëndeti i Mbretëreshës Elizabeth II

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Buckingham Palace ka njoftuar se Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II është nën mbikëqyrjen mjekësore në Balmoral pas një përkeqësimi të shëndetit të saj.

Në një deklaratë të dhënë nga Pallati Mbretërore thuhet se: “Pas vlerësimit të mëtejshëm këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore”.

Sipas BBC-së, të gjithë fëmijët e Mbretëreshës janë nisur për në Balmoral, një pronë skoceze e Mbretëreshës për t’i qëndruar afër asaj.

Lajme të ngjashme