Përkeqësimi i kushteve të motit, policia bën thirrje për kujdes gjatë ngasjes - NACIONALE

Përkeqësimi i kushteve të motit, policia bën thirrje për kujdes gjatë ngasjes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Reshjet e dendura të shiut dhe borës kanë nisur të shkaktojnë vërshime në disa pjesë të Kosovës.

Lidhur me këtë, policia e Kosovës ka bërë thirrje për përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë dhe borë”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme