Periskopi: Pas Durmishit Prokuroria Speciale do të intervistojë Nexhat Krasniqin më 15 maj
Pas intervistimit të Zëvendës Ministritë të Infrastrukturës, Hysen Durmishit, nga Prokuroria Speciale rreth dyshimeve që rëndojnë ndaj tij për shkelje ligjore në tenderin “Ndërtimi i Rrugës nacionale ‘Prishtinë – Besi – Podujevë’”, mediumi Periskopiraportoi duke u thirrur në burime të tyre se do të intervistohet edhe një zyrtar tjetër i kësaj ministrie, Nexhat Krasniqi, ish-menaxher i Prokurimit në ministri, për më tepër edhe i sanksionuar nga Thesari amerikan i Shtetit.
Mediumi raporton se Krasniqi ka qenë kërkuar të intervistohet në të njëjtën ditë me Durmishin, por se ka kërkuar që dita e intervistimit të shtyhet, ndërsa raportojnë se është caktuar për 15 maj.