Përfundon takimi me Kurtin, Lajçak: S’kemi kohë për të humbur - NACIONALE

Përfundon takimi me Kurtin, Lajçak: S’kemi kohë për të humbur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Lajçak ka deklaruar se dy palët nuk duhet të humbin kohë, dhe të kthehen në tavolinën e diskutimeve.

Ai ka thënë se janë duke punuar për çështjen e normalizimit të raporteve, teksa shtoi se “nuk ka më kohë për të humbur”.

“Është e rëndësishme që situata është rikthyer në normalitet”, ka thënë Lajçak.

“Duhet ta shfrytëzojmë këtë momentum dhe jemi duke punuar për takimet në nivel të lartë. Nuk kemi kohë për të humbur. Gjithashtu kemi folur edhe për situatën në veri. Po ashtu edhe për çështjen e energjisë”, ka thënë ai.

Për kthimin e serbëve në institucione, Lajçak ka thënë se e njëjta temë është diskutuar edhe gjatë takimit të tij me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“E diskutova dje me Vuçiqin dhe sot ja prezantova Kurtit, se kemi një vakum të sigurisë. Nuk është e mirë për askë, as për njerëzit, shpresoj të kthehen dhe situata të kthehet në normale”, deklaroi Lajçak.

Lajme të ngjashme