Përfundon takimi i emisarit special të SHBA-së me liderët e opozitës
Ka përfunduar takimi mes liderëve të opozitës dhe të dërguarit special amerikan, Gabriel Escobar, shkruan Klan Kosova.
Escobar gjatë ditës së sotme ka takuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Kujtojmë që Escobar edhe në udhëtimin e tij të mëparshëm në Kosovë, kishte mbledhur liderët e opozitës për të biseduar për zhvillimet e fundit.
Takimi mes Escobarit dhe opozitës është zhvilluar në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.
Pas Prishtinës, Escobar do të udhëtojë për në Beograd ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq.