Përfundon seanca për tenderët njëburimor, s`ka kuorum për votimin e draft-rezolutës së LDK-së
Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme parlamentare, në të cilën është diskutuar për tenderët njëburimor në Qeverinë Kurti.
Në fund të seancës, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka marrë fjalën përfundimtare, por në mungesë të kuorumit ajo nuk është hedhur fare në votim.
Kjo seancë është braktisur nga deputetët e VV-së me arsyetimin se po fyhen nga deputetët e opozitës.
Kryesuesi i kësaj seance, Kujtim Shala, ka thënë se deputetët do të njoftohen për kohën se kur do të hidhet në votim kjo draft-rezolutë.