Përfundon seanca, nuk hidhet në votim rezoluta për çmimet e naftës
Ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës, derisa rezoluta e propozuar nga LDK-ja me mbështetjen e partive opozitare lidhur me çmimet e naftës, nuk u hodh në votim.
Kjo për shkak të mungesës së kuorumit.
Kështu, votimi është shtyrë për në seancën e radhës.
Theksojmë se gjatë kësaj seance pati përplasa mes pushtetit dhe opozitës, derisa deputetja Ganimete Musliu ia hoqi mikrofonin kryeministrit Albin Kurti, duke i kërkuar që të diskutojër për çmimet e naftës.