Përfundon protesta për 11-vjeçaren e dhunuar, pritet të vazhdojë ditëve të ardhshme - NACIONALE

Përfundon protesta për 11-vjeçaren e dhunuar, pritet të vazhdojë ditëve të ardhshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar protesta e thirrur nga organizata feministe si dhe grupe jo-formale.

Protesta nisi para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe më pas u zhvendos pranë Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ku u kërkua shkarkimi kryeprokurorit, Kujtim Munishi.

Kujtojmë se kjo është protesta e dytë e thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, pas rastit të dhunimit të një vajze 11 vjeçare nga pesë persona në Prishtinë, si dhe trafikimin nga 6 persona të tjerë gjatë muajit qershor.

Sot, në një konferencë për media ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se 11-vjeçarja, është duke u dhunuar që një vit por askush nuk është arrestuar.

Protesta ka përfunduar sot, por janë paralajmëruar edhe protesta të tjera deri në marrjen e vendimeve konkrete nga Qeveria.

Lajme të ngjashme