Përfundon protesta e bizneseve, nis zhbllokimi i hyrjeve në Prishtinë - NACIONALE

Përfundon protesta e bizneseve, nis zhbllokimi i hyrjeve në Prishtinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ka nisur zhbllokimi i hyrjeve kryesore të Prishtinës, pasi ka përfunduar protesta e bizneseve.

Më herët, biznese të shumta zhvendosën kamionët e punëtorët në rrugë, për të bllokuar kështu hyrjet kryesore të Prishtinës në shenjë proteste duke kërkuar shtyrjen e zbatimit të liberalizimit të tregut të energjisë.

Theksojmë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përdori gjuhë të ashpër ndaj bizneseve, duke paralajmëruar se nuk do të lejojnë mbajtjen e kësaj proteste.

Për të mbrojtur 1 për qind të ndërmarrjeve të fuqishme në kurriz të 99 për qindëshit dhe të familjeve anë e mban Kosovës, ata po duan të bëjnë barrikada në hyrje te Prishtinës. Por koha e barrikadave në Kosovë ka kaluar, i kemi hequr ato kudo ku kanë qenë dhe jemi zotuar që nuk do të lejojmë më të reja të vendosen” - ka thënë Kurti, transmeton Nacionale.

Ndërkohë, nëpër media është raportuar se ministrja Artane Rizvanolli pritet të mbajë konferencë për media rreth kësaj çështje.

Lajme të ngjashme