Kosova me spektakël në "Fadil Vokrri", shkon në pushim me dy gola epërsi - NACIONALE

Kosova me spektakël në "Fadil Vokrri", shkon në pushim me dy gola epërsi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë ndaj Qipros, duke qenë në avantazh me rezultat 2:0.

Ky 45-minutësh ishte shumë interesant, me vendasit që dominuan në të gjitha aspektet.

Qipro fillimisht rrezikoi vetëm disa sekonda pasi nisi ndeshja, por Samir Ujkani me një super pritje ia mohojë golin.

Pas kësaj, "Dardanët" morën dominimin e ndeshjes dhe me plot meritë kaluan në epërsi pas golit të Florent Muslijës, i cili realizoi një gol shumë të bukur pas një topi të kthyer.

Tutje, Kosova kishte edhe disa mundësi tjera shënimi përmes Muriqit që rrezikoi me kokë, mirëpo iu mungoi finalizimi.

Në fundin e pjesës së parë, në skenë doli Donat Rrudhani që pas një asistimi maestral të Muriqit, dribloi një mbrojtës dhe pastaj dyfishoi epërsinë e Kosovës (45+2’).

Lajme të ngjashme