Përfundon bastisja te shtëpia e ish-këshilltarit të Thaçit, i sekuestrohet telefoni
T7 raporton se bastisja në shtëpinë e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Ismail Sylës, tashmë ka përfunduar.
Sipas avokatit Artan Qerkini, Sylës i është sekuestruar vetëm telefoni.
Gjatë tri ditëve të fundit, Prokuroria e Dhomave të Specializuara ka bastisur shtëpitë e disa prej ish-këshilltarëve të Thaçit, përfshirë shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakajt.