Përfundon afati për aplikim për pjesëmarrje në zgjedhjet komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit - NACIONALE

Përfundon afati për aplikim për pjesëmarrje në zgjedhjet komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se sot është mbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal te Zveçanit dhe Leposaviqit.

Sipas afateve të miratuara nga KQZ-ja, procesi i vendimmarrjes për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve do të ndodhë deri më 6 dhjetor 2022”, thuhet në njoftimin për media.

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal te Zveçanit dhe Leposaviqit do të mbahen më 25 dhjetor 2022.

Lajme të ngjashme