Përfshirja nga flaket e një banese në Prishtinë, zjarrfikësit japin detaje: Gjithçka e kemi nën kontroll - NACIONALE

Përfshirja nga flaket e një banese në Prishtinë, zjarrfikësit japin detaje: Gjithçka e kemi nën kontroll

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka dhënë detaje rreth shpërthimit të një zjarri që ka ndodhur sot në një banesë të Breg të Diellit.

Ai ka bërë me dije se zjarri është futur në kontroll, duke mos lejuar që të përhapet tek banesat tjera.

Në një prononcim për Klan Kosova, Gashi ka thënë se kjo ka ndodhur falë reagimin të shpejt të zjarrfikësve.

“Kemi intervenuar me ekipin ka pasur zjarr në një banesë nën kulm. Falë reagimit të shpejtë nuk e kemi lejuar të përhapet më tej. Gjithçka e kemi nën kontroll. Sipas informacioneve që kemi nuk ka ndonjë person të lënduar”, ka deklaruar Gashi.

Lajme të ngjashme