Përfshirja e Fisnik Korenicës në aferë për energji, Arifi: Rrethi i Kurtit do të dalë "strujaxhi" - NACIONALE

Përfshirja e Fisnik Korenicës në aferë për energji, Arifi: Rrethi i Kurtit do të dalë "strujaxhi"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së sotme medium Paparaci ka raportuar se në aferën 37 milionë euroshe që përshkruhet në dosjen e Prokurorisë Speciale ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, aty përfshihet edhe Këshilltari i Jashtëm i Albin Kurtit, Fisnik Korenica, i angazhuar për çështje të dialogut Kosovë-Serbi.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ish-diplomati, Avni Arifi, i cili ka thënë se krejt rrethi i Kurtit do të dalë “strujaxhi”.

“Ky rrethi i Kurtit krejt “Strujaxhi” dojne me dal. €700 milion import gjatë mandatit, si duket edhe filozofët do t’i kthej në “tuxhar strujaxhi”. Bile t’kish pas rrymë.” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme