Përfshihet nga flaka shtëpia e të moshuarve në Prishtinë
Është përfshirë nga zjarri shtëpia ku banojnë pleqtë pa përkujdesje nga familja në Prishtinë, raporton KosvaPress.
Nuk dihet nëse ka të lënduar. Gazeta Nacionale ka provuar të kontaktoj me Policinë.
Përditësim:
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, saktësisht në shtëpinë e pleqëve. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme, raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështërsimit të frymarrjes nga tymi, nuk ka ndonjë person të lënduar”, u shpreh Flora Ahmeti.