Përfshihen nga zjarri disa lokale në Prizren, policia thotë se nuk ka të lënduar - NACIONALE

Përfshihen nga zjarri disa lokale në Prizren, policia thotë se nuk ka të lënduar

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka treguar se mbrëmë se në Prizren disa lokale të një qendre tregtare janë përfshirë nga zjarri.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se zjarri është arritur të vihet nën kontroll falë intervenimit të shpejtë të njësive policore dhe zjarrfikësve.

Ai ka bërë me dije se përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.

“Më datë 19 dhjetor 2025, pas orës 23:00, është raportuar një zjarr në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe zjarrfikësit. Zjarri ka përfshirë disa lokale të qendrës tregtare të njohur si ‘Te Shtrumfat’, duke shkaktuar dëme materiale. Deri më tani, përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Bytyqi.

Lajme të ngjashme