Përfaqësuesit e OVL UÇK-së presin në takim ministren Spiropali - NACIONALE

Përfaqësuesit e OVL UÇK-së presin në takim ministren Spiropali

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesit e OVL UÇK-së janë takuar sot me Ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Në një komunikatë për media, nga OVL UÇK kanë thënë se e njoftuan për angazhimin në lidhje me zhvillimet në Gjykatën Speciale.

Po ashtu, Spiropali është njoftuar për “peticionin që synon mobilizimin mbarëkombëtar në mbështetje të një procesi të drejtë dhe me standarde të barabarta për luftën çlirimtare”.

“Theksuam rëndësinë që zëri i veteranëve dhe i qytetarëve të dëgjohet qartë në këtë fazë përfundimtare të procesit.

Njëkohësisht, e falënderuam Ministren dhe shtetin shqiptar për mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm që po japin në këtë aspekt, duke vlerësuar rolin e Shqipërisë në mbështetje të çështjeve me rëndësi kombëtare” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme