Përfaqësuesi i Këshillit Grevist: SBAShK-u kundër zëvendësimit të orëve të humbura - NACIONALE

Përfaqësuesi i Këshillit Grevist: SBAShK-u kundër zëvendësimit të orëve të humbura

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i SBAShK-ut, Zenun Nimani ka thënë se në bazë të kontratës kolektive, orët e humbura në grevë nuk do të zëvendësohen.

Ai ka thënë se SBASHK-u tashmë është duke bërë një planifikim për kompensimin e njësive të humbura mësimore.

“Jemi duke bërë planifikimin që brenda orëve të rregullta, të fuzionohen njësitet e humbura mësimore ku ka mundësi në mënyrë që deri në fund të vitit të arrihet deri diku plan programi mësimor”, ka deklaruar zyrtari i SBASHK-ut në Tv Dukagjini.

Nimani thotë se ka qenë e pritshme një lëvizje taktike e tillë për zëvendësimin e orëve mësimore nga Ministria e Arsimit qysh në ditën kur nuk kanë dalë pagat.

Megjithatë ai sqaron se opsion mbetet bashkimi i njesiteve mësimore, apo zhvillimi i tyre gjatë orëve të planifikuara për përsëritje.

“Pra mundësia është ri planifikimi i orëve mësimore në mënyrë që njësitet e humbura mësimore të barten aty ku ka mundësi dhe të bëhen nga dy, apo gjatë përsëritjeve”, tha ai.

Zyrtari i SBASHK-ut thotë secili mësimdhënës ka mundësi të zbusë dëmin që është shkaktuar nga greva.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që mësimdhënësit të mbesin pa pagat e shtatorit.

“Ligjin e bën Maliqi. Ligji është bërë si llastiku dhe kush do e interpreton siç ka dëshirë”, shtoi ai.

Namani thotë se aktualisht janë mbledhur këshillat e SBASHK-ut dhe sipas tij ata janë kundër zëvendësimit të orëve mësimore.

Lajme të ngjashme