“Perëndimit i intereson veç Banjska, i kuptojmë mirë kërkesat e tyre”: Vuçiqi ‘zotohet’ për bashkëpunim në prani të Stoltenbergut - NACIONALE

“Perëndimit i intereson veç Banjska, i kuptojmë mirë kërkesat e tyre”: Vuçiqi ‘zotohet’ për bashkëpunim në prani të Stoltenbergut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një konferencë të përbashkët për media me Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se “Perëndimit i intereson veç Banjska” teksa edhe është “zotuar” se do të bashkëpudnoj në zbardhjen e rastit, ashtu siç edhe kërkoi Stoltenberg.

“Perëndimi është i interesuar veç në Banjskën dhe për përleshjen me ushtarët të KFOR-it në Zveçan (më 29 maj), ani pse Serbia ka vështrim tjetër për këto ngjarje, ne i kuptojmë fare mirë kërkesat e NATO-s dhe të bashkësisë ndërkombëtare dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë”, ka thënë Vuçiq.

Stoltenbergh ka thënë se “shpërthimi i dhunës më 24 shtator është i papranueshëm” dhe se “autorët duhet të sillen para drejtësisë” dhe se “e mirëpres gatishmërinë e Serbisë për të bashkëpunuar”.

Lajme të ngjashme