Përdori emra të personave publik për mashtrime, Policia e shpall në kërkim Edon Bytyqin - NACIONALE

Përdori emra të personave publik për mashtrime, Policia e shpall në kërkim Edon Bytyqin

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar personin i cili dyshohet për disa raste të mashtrimeve.

Përmes një njoftimi policia ka bërë me dije se bëhet fjalë për Edon Bytyqin

Policia ka ftuar qytetarët për bashkëpunim, nëse e shohin këtë person.

“Hetuesit policorë përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Mitrovicën e Jugut, pas hetimeve te zhvilluara kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin i cili ka kryer dy (2) raste të mashtrimit në rajonin e Mitrovicës. Personi dyshohet se më herët ka kryer së paku edhe 14 vepra të tjera penale të mashtrimit në Republikën e Kosovës. Identifikimi i personit të dyshuar është bërë në bashkëpunim dhe koordinim me Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor të Policisë së Kosovës (ILECU), përmes të cilës Drejtori është kërkuar asistimi i autoriteteve kompetente të Bosnjës dhe Hercegovinës”, është thënë në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme