Mushkolaj ironizon me Haradinajn për deklaratën për Kurtin: Shkencëtar, njeri gjeni, bravo
Analisti Imer Mushkolaj ka ironizuar me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit tha se 'Kurti ka kimi serbe'.
Sipas Mushkolaj, Haradinaj shfaq të tjera talente, dhe për këtë rast ai thotë se kreu i AAK-së ka vepruar si të jetë shkencëtar.
“Përbërja e Albin Kurtit është pak serbe”, ka cituar Mushkolaj, Haradinajn duke e quajtur gjeni.
“Ramush Haradinaj shfaq të tjera talente. Si të jetë shkencëtar, thotë se kimia, përbërja e Albin Kurtit është pak serbe. Bravo. Njeri gjeni, vëlla!” – ka shkruar Mushkolaj.
Në një debat në Tëvë1, Haradinaj ka thënë se Kurti ka kimi serbe.
“Kimia, përbërja e tij si person është pak serbe, tash po ju tregoj pse. Për shembull, në Serbi mund të ketë edhe nobelista si dikur Tesla që është edhe kroat edhe të tjerë, por nëse e marrim reciprocitetin që ky thotë nganjëherë kur është një kryeministër i Serbisë që e ka lartësuar një figurë kombëtare të Kosovës, a Ibrahim Rugovën a Fehmi Aganin a dikënd. Pra shihet që Kurti është në një mënyrë si kimi serbe e botës serbe. Kryeministri i Kosovës me elaboru një ish –kryeministër serb pse… vetëm e ka një kimi me ta e ka një lidhje me atë botë, me atë jetë edhe i ndikon me dhonë shpjegim ose elaborim për Gjingjiqin, në anglisht i thonë What the hell." - tha ai.
