Përballja me Zvicrën, Haradinaj: Djemtë tanë, kanë një mentalitet të fortë dhe potencial për të na bërë gjithëve krenarë - NACIONALE

Përballja me Zvicrën, Haradinaj: Djemtë tanë, kanë një mentalitet të fortë dhe potencial për të na bërë gjithëve krenarë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur me entuziazëm në prag të ndeshjes së përfaqësueses së Kosovës kundë Zvicrës në stadiumin "Fadil Vokrri".

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka theksuar se "djemtë tanë, kanë një mentalitet të fortë dhe potencial për të na bërë gjithëve krenarë".

“Sot, Përfaqësuesja e Kosovës zbret në stadiumin 'Fadil Vokrri', për ta dëshmuar se vendi ynë ka fuqi dhe talent për të arritur gjëra të mëdha.
Djemtë tanë, kanë një mentalitet të fortë dhe potencial për të na bërë gjithëve krenarë.
Ne besojmë tek ju!
Forca Kosovë! 🇽🇰💪⚽️”,
ka thënë Haradinaj.

Lajme të ngjashme