Për vite dha pak detaje rreth shëndetit të tij, Trump i nënshtrohet kontrollit vjetor
Presidenti amerikan, Donald Trump i është nënshtruar një kontrolli vjetori të premten, duke i dhënë publikut detajet e para pas disa vitesh, rreth gjendjes shëndetësore të tij.
Trump, i cili në janar u bë personi më i moshuar në historinë e ShBA-së që u betua si president, ka njoftuar në rrjete sociale se kontrolli po bëhet në Mayland, jashtë Uashingtonit.
“Asnjëherë nuk jamë ndjerë më mirë, por këto gjëra duhen bërë” – ka thënë 78 vjeçari, raporton Associated Press.
Presidenti i cili për një kohë të gjatë ka vënë në pikëpyetje kapacitetin fizik dhe mendor të paraardhësit të tij, Joe Biden, ka mbajtur sekret fakte bazike rreth shëndetit të tij
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u ka thënë gazetarëve se do të lëshohet një “lexim nga mjeku i Shtëpisë së Bardhë sa më shpejt që është e mundur” si dhe sugjeroi që detajet do të ishin gjithëpërfshirëse.
“Mund të konfirmoj që presidenti është në një gjendje shumë të mirë” – tha ajo.