“Për shkak të arsyeve teknike”, anulohet për sot qarkullimi i trenit në linjën Pejë-Prishtinë
Ndërmarrja hekurudhore e Kosovës, Trainkos ka njoftuar se qarkullimi i trenit në linjën Pejë -Prishtinë, është anuluar për ditën e sotme.
Përmes një njoftimi kjo ndërmarrje ka treguar se anulimi ka ndodhur për arsyeje teknike.
“Të nderuar udhëtarë. Ju njoftojmë se ditën e nesërme treni në linjën Pejë – Prishtinë, me nisje në ora 05:30, datë 21.02.2026, është revokuar (anuluar) për shkak të arsyeve teknike. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj”, është thënë në njoftimin e kompanisë.