“Për para japim gjithçka”: Feraj e kritikon opozitën, rrëshqet në gjuhë anti-semite - NACIONALE

“Për para japim gjithçka”: Feraj e kritikon opozitën, rrëshqet në gjuhë anti-semite

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka publikuar një status, në të cilin ka kritikuar opozitën se “etjen për para” po përpiqet ta kthejë në pandemi popullore.

Në fakt, ky shkrim vjen pas protestës së njësisë më elitare të Policisë së Kosovës dhe grevës së minatorëve, e cila sot ka përfunduar.

Megjithatë, Feraj ka bërë një paralele absolutisht të gabuar, ndonëse duket një ironi. Duke e komentuar opozitën, Feraj ka riprodhuar një steriotip të hebreut. Në komentin rreth “etjes për para” të opozitës, Feraj me ironi ka shkruar se ajo po e kalon në vend të dytë “steriotipin ndërkombëtar për “çifutin”!”.

Pra Feraj ka riprodhuar steriotipin rreth materializmit të hebrenjve, e cila është përdorur historikisht gjatë politikave anti-semite. Në një artikull të Times of Israel, profesori Eliyahu Stern theksonte se “materializmi hebre” është përdorur nga anti-semitët për të ulur vlerën e judaizmit.

"Historikisht, materializmi hebre u përdor nga antisemitët që kërkonin të ulnin vlerën e judaizmit," thotë Stern, nga zyra e tij në Universitetin Yale. "Shpesh është përdorur si një mënyrë për të delegjitimuar vlerat shpirtërore dhe fetare të judaizmit nga ata që e përshkruajnë judaizmin si një mbulesë për grumbullimin, egoizmin dhe një shprehje të dallimit."shkruante Times of Israel, transmeton Nacionale.

Lajme të ngjashme