Për “nusen e shtëpisë” dhe për nipin: Agim Bahtiri bën fushatë vetëm për familjarë - NACIONALE

Për “nusen e shtëpisë” dhe për nipin: Agim Bahtiri bën fushatë vetëm për familjarë

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, nuk po tregohet shumë aktiv në fushatën për zgjedhjet lokale. Nëse shikojmë profilin e tij në “Facebook”, ai është fokusuar vetëm në mbështetjen e disa familjarëve të tij, të cilët po garojnë për këshilltarë komunalë.

Nga nisa e fushatës për zgjedhjet e 12 tetorit, ish-kryetari i Mitrovicës ka bërë vetëm dy postime.

Të dy rastet kanë të bëjnë me familjarë të tij.

Fillimisht, më 19 shtator, ai ka organizuar një tubim për kandidaten për këshilltare komunale në Mitrovicë, Elfate Ademi-Bahtiri, të cilën e ka konsideruar si “nuse të shtëpisë”.

“Sot në oborrin e shtëpisë sime pata nderin të mbaj një tubim me shumë gra të nderuara, ku qëllimi ynë ishte i vetëm – përkrahja për nusen e shtëpisë sonë, Elfate Ademi-Bahtiri, kandidate për Asamble nga radhët e Listës Guxo, me numrin 6. Elfaten e njohim si grua të mençur, punëtore dhe të vendosur. Ajo e meriton përkrahjen tonë që të jetë pjesë e Asamblesë dhe të japë kontributin e saj për Mitrovicën. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kandidati për kryetar dhe kryetari i ardhshëm i Mitrovicës, Faton Peci, i cili me vizionin dhe energjinë e tij na jep besim se Mitrovica do të ecë përpara. Unë, si deputet dhe si mik, do të jem fuqishëm pranë tyre në këtë rrugëtim”, ka shkruar Bahtiti.

Dy ditë më vonë, më 21 shtator, ai ka kërkuar votën edhe për nipin e tij, Buron Ademi, i cili garon për këshilltarë komunalë në Vushtrri.

“Sot, së bashku me mikun tim Glauk Konjufca, i dhamë mbështetje të përzemërt nipit tim (djalit të motrës), Buron Ademi, i cili është kandidat me numër 29 nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, për Asamblenë Komunale të Vushtrrisë”, ka shkruar Bahtiri.

Lajme të ngjashme