“Për keqardhje në çfarë pozite keni ardhur ju VV m’e mbrojt Vuk Hamoviqin” - NACIONALE

“Për keqardhje në çfarë pozite keni ardhur ju VV m’e mbrojt Vuk Hamoviqin”

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Visar Azemi, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për, siç tha ai, mbrojtjen e biznesmenit serb Vuk Hamoviq, gjatë një debati ku i pranishëm ishte edhe deputeti i VV-së, Armend Muja.

Në një video të publikuar nga Azemi, ai shprehet se qëndrimet e Vetëvendosjes janë kontradiktore me diskursin e tyre politik. “Më vjen keq në çfarë pozite vijnë këta të Vetëvendosjes me e mbrojtë Vuk Hamoviqin,” deklaroi Azemi.

Ai vuri në pikëpyetje edhe retorikën nacionaliste të qeverisë, duke theksuar mungesën e bashkëpunimit me Shqipërinë në sektorin e energjisë. “Për çfarë nacionalizmi po flasim kur me Shqipërinë nuk bashkëpunohet, e në anën tjetër Vukun e ke në bartje të energjisë. Ai i ka fituar 70 ankande në muaj, që këta ia kanë dhënë,” tha Azemi.

Sipas tij, politikat aktuale kanë krijuar varësi energjetike nga kompani të lidhura me Serbinë. “Kosova sot është e varur nga ‘Vuku i Serbisë’. Për këtë arsye kemi çmim më të lartë të energjisë elektrike dhe varësi energjetike,” theksoi Azemi.

Lajme të ngjashme