Për herën e dytë për pak javë, Hysni Gucati operohet sërish në Holandë - NACIONALE

Për herën e dytë për pak javë, Hysni Gucati operohet sërish në Holandë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, është operuar sërish sot, më 4 nëntor, vetëm pak javë pasi e kreu një ndërhyrje tjetër kirurgjike komplekse.

Burime te Nacionales kanë bërë të ditur se pas problemeve shëndetësore, Hysni Gucati është operuar sërish.

Operimi ka përfunduar dhe mjekët aktualisht po e ekzaminojnë giendjen e tij, pasi Gucati është operuar me anestezion.

Hysni Gucati në të kaluarën ka pasur më shumë se 25 operime të tjera. Krejt kjo si pasojë e plagëve që ka marrë në luftë.

Kujtojmë se Gucati ishte operuar pak javë më parë, i cili operim pati zgjatur rreth 6 orë, e vet djali i tij e kishte quajtur, operim shumë kompleks.

Edhe intervenimin e para pak jave Gucati e kreu në Holandë.

Lajme të ngjashme