Për herë të pestë: Sot tentohet përsëri konstituimi i Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore
Pas disa dështimeve sot provohet përsëri që të konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore.
Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, anëtarët e këtij Komisioni pritet të mblidhen në ora 13:00.
Kujtojmë se ky Komision nuk ka mundur të konsitutohet për shkak të mungesës së deputetëve të Vetëvendosjes dhe mbetet të shihet sot nëse këtë deputetë do të marrin pjesë.
Njoftimi i plotë:
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla
Rendi i ditës:
1. Konstituimi i Komisionit;
2. Plani i veprimit;
3. Të ndryshme;
