Për gjashtë muaj, diaspora dërgoi 635 milionë euro në Kosovë - NACIONALE

Për gjashtë muaj, diaspora dërgoi 635 milionë euro në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar raportin remitancat për muajin qershor, ku bëhet e ditur se dërgimi i parave nga diaspora është rritur për 18 për qind krahasuar me periudhën e njejtë të viti 2022.

Sipas njoftimit të BQK-së, remitancat në muajin qershor ishin 123.9 milionë euro.

Remitancat në muajin qershor 2023 ishin 123.9 milionë euro, që paraqet rritje prej 18% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022. Prurjet më të mëdha të remitancave gjatë këtij muaji ishin përmes agjencive për transferimin e parave dhe kanaleve tjera, konkretisht përmes IFJB 58.4 %, bankave 15.4% dhe kanalet tjera 26.2%.” – thuhet në njoftim.

Gjithashtu, deri në fund të muajit qershor 2023, diaspora ka dërguar 635 milionë euro apo një rritje prej 13 për qind krahasura me vitin e kaluar.

Vlera remitancave deri në fund të qershorit 2023 shënoi rreth 635 milionë euro, që paraqet rritje prej 13% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022. Remitancat kryesisht vijnë nga shtetet BE-së rreth 60% e gjithsej remitancave, prej të cilave kryeson Gjermania me 38.1% dhe ndiqen nga Zvicra me 17.6% dhe SHBA rreth 7.5%. Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin korrik ishin rreth 116 .8 milion euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB 50.9 %, ndërsa përmes bankave 18.5% dhe kanalet tjera 30.5%.” – thuhet në statistikat e publikuara nga BQK-ja.

Lajme të ngjashme